Haxhiu takoi ambasadorin Rudolph, theksohet partneriteti strategjik Kosovë-Gjermani

Nga D. V.
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 02 qershor, Zhurnal.mk – U.d. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Gjatë takimit, Haxhiu e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në procesin e shtetndërtimit, forcimit të institucioneve demokratike dhe avancimit drejt integrimit evropian.

Të dy palët theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke vlerësuar rolin e veçantë që Gjermania ka luajtur në momente kyçe të zhvillimit të vendit.

Haxhiu vlerësoi se Gjermania mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët, përfshirë integrimin evropian, ekonominë, sigurinë, sundimin e ligjit, arsimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ajo ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane, demokracisë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, duke vlerësuar mbështetjen gjermane si thelbësore për avancimin e mëtejmë të vendit në proceset evropiane dhe ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër