Fabjola Elezaj, ish-konkurrentja e Ferma VIP 3, ka qenë e ftuar së fundmi në “Kurthin e Pitër Pan”.
Ajo brenda fermës njohu partnerin e saj me të cilin është aktualisht, artistin Adion Puka, i cili vjen nga Gjakova.
Një pyetje që iu drejtua në emision kishte të bënte me jetën e saj personale.
Foto: TikTok
“Ti do ta lije Tiranën për Prishtinën”, ishte pyetja që iu parashtrua Olës.
“Unë jo Tiranën jo Prishtinën, për dashurinë lë gjithçka sepse shtëpia është aty ku është zemra, ku është dashuria”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Kështu që kudo që të jetë zemra ime, do jem edhe unë edhe shtëpia ime”.
Lidhja e tyre në fillim nuk u aprovua nga familja, me hyrjen e të vëllait në fermë, por që tani duket se po e shijojnë kohën të gjithë së bashku. /Telegrafi/

