Uashington, 2 qershor Zhurnal.mk – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nuk ka dyshime: Shtetet e Bashkuara janë superfuqia e vetme.
“Ne mbetemi superfuqia e vetme në botë, vendi më i fuqishëm në Tokë”, tha ai në seancën e sotme dëgjimore para Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, e para që nga fillimi i luftës me Iranin”, është shprehur ai.
“Ne kemi ekonominë më të madhe, kemi ushtrinë më të fuqishme që njerëzimi ka njohur ndonjëherë dhe dollari ynë mbetet monedha rezervë e botës“, shtoi Rubio.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme, ndërsa zhvillimet e ditëve të ardhshme pritet të tregojnë nëse presioni amerikan do të arrijë të frenojë konfliktin apo nëse rajoni do të përballet me një fazë të re përshkallëzimi ushtarak.
