Tragjedi në Itali: Humb jetën në aksident 44-vjeçari nga Gradeci, Fidan Hamiti

Nga Xh M
943 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 2 qershor Zhurnal.mk – Me pikëllim të madh është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të Fidan Hamitit (44 vjeç) nga fshati Gradec, i cili ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali.

Lajmi ka tronditur familjarët, të afërmit, miqtë dhe bashkëfshatarët e tij, të cilët po shprehin ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e parakohshme të 44-vjeçarit.

“Në këto momente të vështira, familjes Hamiti i shprehen ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur që të gjejnë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Inna lillahi ue inna ilejhi raxhiun. Allahu e mëshiroftë Fidan Hamitin dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër