Moti sot i paqëndrueshëm, reshje të dobta gjatë mesditës

Nga D. V.
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 03 qershor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara pas orëve të mesditës.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite afatshkurtra në veri. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të prekin të gjithë vendin, ndërsa në zonën e veriperëndimit e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në intervale afatshkurtra reshje në formën e stuhive.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 – 4 ballë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër