Deputetët shqiptarë marrin pjesë në takimin rajonal të komisioneve të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Zagreb

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 03 qershor, Zhurnal.mk – Anëtarët e Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes të Kuvendit, Agron Malaj dhe Bujar Rexha, morën pjesë në takimin vjetor të komisioneve parlamentare të Sigurisë dhe Mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore, i zhvilluar në Zagreb, Kroaci.

Aktiviteti u organizua nga Parlamenti i Kroacisë, RACVIAC, DCAF dhe OSCE ODIHR, duke mbledhur deputetë, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë nga vendet e rajonit.

Gjatë punimeve të takimit u diskutuan zhvillimet më të fundit në mjedisin e sigurisë në Evropën Juglindore dhe më gjerë, sfidat e reja që lidhen me stabilitetin rajonal, kërcënimet hibride, sigurinë kibernetike, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit në përballimin e sfidave të përbashkëta.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të parlamenteve në mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes, forcimit të mekanizmave të kontrollit parlamentar, si dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve përgjegjëse për sigurinë kombëtare.

Pjesëmarrja në këtë forum rajonal shërbeu si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira parlamentare, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër