Çitaku takon Costan: Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në partneritet të ngushtë me aleatët evropianë

Nga D. V.
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 03 qershor, Zhurnal.mk – Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku bashkë me Shefin e Kabinetit të kryetarit të PDK-së, Ardian Arifaj, kanë takuar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Çitaku ka njoftuar se me Costan kanë diskutuar për sfidat që Kosova ka përpara si shtet, por edhe për potencialin dhe të ardhmen evropiane të saj.

“Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, riafirmova bindjen time se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj me besim, stabilitet dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë evropianë. Vendi ynë e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht, institucionalisht dhe në vlerat e përbashkëta që ndajmë”, është shprehur Çitaku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër