Kuvajti raporton një të vdekur dhe 63 të plagosur pas sulmeve iraniane

Nga D. V.
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kuvajt, 03 qershor, Zhurnal.mk – Një person humbi jetën dhe të paktën 63 të tjerë, u plagosën pas sulmeve me raketa dhe dronë që Kuvajti ia atribuon Iranit, njoftuan sot autoritetet e vendit.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Kuvajtit, sulmet goditën objekte civile, përfshirë aeroportin kryesor të vendit dhe disa misione diplomatike.

Mes të plagosurve ka civilë, punonjës të aeroportit dhe udhëtarë, ndërsa disa prej tyre iu nënshtruan ndërhyrjeve urgjente kirurgjikale.

Forcat e armatosura kuvajtiane, deklaruan se kishin interceptuar 13 raketa dhe 17 dronë iranianë.

Megjithatë, një terminal pasagjerësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, pësoi dëme të konsiderueshme strukturore.

Për shkak të sulmit, autoritetet e aviacionit civil, pezulluan përkohësisht fluturimet dhe aktivizuan planin e emergjencës.

Më vonë, u njoftua rifillimi i pjesshëm i operimeve ajrore, pas vlerësimit të dëmeve dhe marrjes së masave të sigurisë.

Ndërkohë, ushtria amerikane bëri të ditur, se kishte zmbrapsur një valë dronësh iranianë, që synonin objektet ushtarake amerikane, në Kuvajt.

Edhe Bahreini raportoi se, mbrojtja ajrore e saj, rrëzoi tre raketa dhe disa dronë, pa njoftuar për viktima apo dëme materiale.

Sulmet vijnë në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve rajonale, pas fushatës ushtarake të nisur nga Izraeli dhe SHBA-ja kundër Iranit, gjatë muajve të fundit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër