Saraj, konflikti familjar: Babai dhe xhaxhai gjuajnë drejt objektit të djalit

Nga D. V.
1,562 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Saraj, 03 qershor, Zhurnal.mk – Më 02.06.2026 rreth orës 14:30 në SPB Shkup, E.M. (29) nga fshati Llaskarcë e Shkupit, ka denoncuar se në një objekt të tij në ndërtim e sipër në rrugën Saraj-Matkë, ku po punonte me një mikun e tij, kanë shkuar babai i tij E.M. (57) armatosur me pistoletë dhe xhaxhaj i tij S.M. (45) armatosur me pushkë gjuetie, me të cilët ka pasur mosmarrëveshje paraprake biznesi.

​Pasi i ka kërkuar që të largohen nga objekti, ata kanë filluar të shtënat në drejtim të objektit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij të udhëtarëve. Pas ndërmarrjes së masave, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria E.M., ndërsa gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie dhe fishekë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojë kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër