Gostivar, 3 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Gostivar, Martin Andonovski, po vazhdon takimet intensive me anëtarët dhe komitetet lokale, me qëllim forcimin e strukturës partiake dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.
Në kuadër të aktiviteteve të tij, Andonovski zhvilloi takime me anëtarët e Komitetit Lokal në Xhamixhit Mahallë dhe Komitetit Lokal në Dutllok, ku u diskutua për sfidat aktuale, aktivitetet e ardhshme dhe pritjet e anëtarësisë.
“Vazhdojmë përpara, të bashkuar dhe të vendosur për të realizuar pritjet e anëtarëve. Mbështetja dhe energjia pozitive që marrim nga terreni janë motivi ynë për të vazhduar edhe më fuqishëm”, theksoi Andonovski.
Nga Komiteti Komunal bëjnë të ditur se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me fokus në përfshirjen më të madhe të anëtarësisë dhe përgatitjen e aktiviteteve të ardhshme të partisë.
https://www.facebook.com/share/p/1EcfRcaNec/
