“Sytë e tu” – projekti më i ri nga David Dreshaj i bën krejt për vete

Nga D. V.
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Duket si një pjesë i ndonjë seriali të bukur televiziv ku fundi janë vetëm çifti dhe në lumturinë e pafund rrethuar me sytë blu e në detin e kaltër.

Kjo është bukuria e klipit dhe mesazhi i bukur i dashurisë ardhur në projektin më të ri nga këngëtari David Dreshaj.

Dhe ashtu siç ishte paralajmëruar modelja në klip e sipas skenarit të tekstit është vajza që ja ka marrë zemrën këngëtarit simpatik dhe i përshtatet më bukur siç edhe quhet edhe kënga “Sytë e tu”.

Videoklipi ka ardhur tashmë dhe po pritet mjaft mirë duke u parë me qindra mijëra herë që në orët e para të publikimit.

Producenti Indrit Dode është ai që ka bërë muzikën, melodinë, mix-master dhe beat, dhe teksti që i dedikohet vetëm dashurisë është krijuar nga vetë Davidi dhe Indrit Dode. Videoklipi është realizuar nga Mars Studio.

Endrit Rrahimi, me praninë e modeles Andjela Vukadinoviq.

Kënga me klip tashmë është në të gjitha platgormat online dhe mund ta shikoni e dëgjoni edhe në linkun më poshtë duke e futur në playlistat e juaja më të dēgjuara të këngëve të dashurisë.

– YouTube  youtu.be

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër