Prishtinë, 04 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të mërkurën ka vizituar klubin e motoristëve Vespa Fanatics Prishtina, duke vlerësuar angazhimin e anëtarëve të tij në promovimin e kulturës së motoçiklizmit dhe ndërtimin e lidhjeve mes adhuruesve të markës Vespa.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se simbol i stilit italian dhe elegancës në rrugë, vazhdon të mbetet e dashur për shumë breza.
“Pasioni për këtë model motorësh i ka shtyrë dashamirët e tyre të themelojnë klubin Vespa Fanatics Prishtina, i cili funksionon që nga viti 2023. Aktualisht, me mbi 60 anëtarë aktivë, klubi ka arritur të bashkojë entuziastë edhe nga Shqipëria dhe diaspora, duke krijuar ura bashkëpunimi e miqësie përtej kufijve. Vespa Fanatics Prishtina ka filluar të përfaqësohet në ngjarje prestigjioze si Vespa Ëorld Days në Itali, European Vespisti Ëeek dhe në aktivitete të ndryshme rajonale në Ballkan. Prej dy vitesh, në Kosovë organizohet Vespa Festival Prishtina, i cili vitin e kaluar mblodhi në kryeqytet mbi 150 pjesëmarrës, duke e shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të komunitetit të Vespës në rajon “, ka shkruar Kurti.
