Wadephul në Meksikë, Berlini synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Nju Jork, 04 qershor, Zhurnal.mk – Pas vizitës në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul do të udhëtojë sot drejt Meksikës, për një vizitë dyditore.

Pas një takimi me ministrin e Jashtëm meksikan, Roberto Velasco, Wadephul pritet të bashkëkryesojë me të një takim të Komisionit Dypalësh Gjermano-Meksikan.

Në qendër të diskutimeve do të jenë çështjet kryesore dypalëshe, me theks të veçantë mbi bashkëpunimin ekonomik.

Meksika konsiderohet një partner i rëndësishëm për qeverinë gjermane në Amerikën Latine, përfshirë edhe angazhimin për rendin ndërkombëtar.

Në fillim të vizitës së tij, ministri gjerman i Jashtëm, Wadephul planifikon të vizitojë Tempullin e Madh, në qendrën historike të Meksiko Sitit, si dhe një muze të lidhur me tempullin dhe një zonë arkeologjike.

Tempulli ka qenë dikur vendi më i rëndësishëm fetar i Tenochtitlan-it (1325–1521), kryeqyteti i Perandorisë Azteke.

Wadephul pritet të takohet nesër me përfaqësues të biznesit dhe të zhvillojë një vizitë në Institutin Goethe, qendra kulturore gjermane në Meksiko Siti.

artikuj të ndërlidhura