Polonia dhe Lituania konfirmojnë pjesëmarrjen në parandalimin bërthamor të NATO-s

Nga D. V.
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Varshavë, 04 qershor, Zhurnal.mk – Polonia dhe Lituania kanë konfirmuar se po marrin pjesë në diskutime brenda NATO-s, për një rol të mundshëm, më të madh në misionin e parandalimit bërthamor të aleancës, i cili bazohet në armët bërthamore amerikane në Evropë, raportoi AP.

Zyrtarë të të dy vendeve theksuan se bisedimet janë ende në faza të hershme dhe nuk përfshijnë plane për dislokimin e armëve bërthamore në territorin e tyre.

Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Pawel Zalewski, deklaroi se qëllimi është forcimi i kushteve të parandalimit bërthamor dhe rritja e rolit të Polonisë në këtë kuadër, por theksoi se vendosja e armëve bërthamore, do të ishte një çështje me pasoja të rënda politike.

Edhe ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Robertas Kaunas konfirmoi se diskutimet janë duke vazhduar dhe se vendi i tij është aktiv në këto procese.

Sipas burimeve të medieve ndërkombëtare, SHBA-ja ka sinjalizuar gatishmëri, për të shqyrtuar zgjerimin e elementeve të arsenaleve bërthamore, në vende të reja evropiane, përtej atyre aktuale që marrin pjesë në programin e NATO-s.

Aktualisht, armët bërthamore amerikane janë të dislokuara në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë, Turqi dhe Britani të Madhe, në kuadër të sistemit të ndarjes bërthamore të NATO-s.

Diskutimet zhvillohen në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe shqetësimeve për sigurinë në krahun lindor të NATO-s, ndërsa aleatët kërkojnë forcimin e kapaciteteve të parandalimit bërthamor ndaj Rusisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër