Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Nga D. V.
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 04 qershor, Zhurnal.mk – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me banorë, të rinj dhe gra në zonat e Sharrit, Buzezit dhe Shajnës.

Nën moton “Krejt për Shtet e Shtet për Krejt”, në këto takime u diskutua për mbështetjen që qeveria ka ofruar për qytetarët, projektet zhvillimore dhe mundësitë e krijuara në fushat e arsimit, ekonomisë dhe zhvillimit profesional.

Haxhiu theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve që votojnë për herë të parë, si dhe rolin e grave në ndërtimin e së ardhmes së vendit, duke vlerësuar angazhimin e tyre në proceset shoqërore dhe zhvillimore.

Një ndalesë e veçantë ishte në fshatin Shajnë, i njohur për kontributin e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Haxhiu kujtoi se ky fshat është vendlindja e dy dëshmorëve të kombit, Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi.

“Fshati Shajnë, me një kontribut të veçantë në Luftën Çlirimtare të Kosovës, është vendlindja e dy dëshmorëve të kombit, Fetah Sylejmani, emrin e të cilit me krenari e mban edhe shkolla e fshatit, dhe Fisnik Ibrahimi. Sot u informova se, me organizimin e banorëve të fshatit, do të përurohet përmendorja kushtuar tyre”, ka deklaruar Haxhiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër