FSK demonstron kapacitetet, pamje nga ushtrimi fushor “Ujku i pamposhtur”

Nga D. V.
905 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 qershor, Zhurnal.mk – Në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Komanda e Forcave Tokësore dhe njësi të kombinuara si togu i IVR-së, Kompania Mbështetëse e RML-së, togje të Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake, realizuan ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01” në zonat e Aeroportit të Gjakovës dhe Babaj të Bokës.

FSK në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga ushtrimi fushor.

“Qëllimi i ushtrimit ishte validimi i aftësive operacionale, rritja e gatishmërisë luftarake, koordinimi ndërmjet njësive dhe zhvillimi i kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në përputhje me standardet më të larta profesionale”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër