Komandanti i KFOR i viziton karabinierët te Ura e Ibrit: Të përkushtuar për të gjithë në Kosovë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Mitrovicë, 29 nëntor Zhurnal.mk – Komandati i KFOR në Kosovë, Roberto Vergori, ka zhvilluar vizitë te Ura e Ibrit në Mitrovicë, duke theksuar përkushtimin për siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“KFOR-i mbetet fuqimisht i përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.

Prioriteti i KFOR-it është ruajtja e transparencës, konsistencës dhe gatishmërisë, duke nxitur një të ardhme paqësore me mundësi për brezat që vijnë.

Misioni i KFOR-it është të ndihmojë në krijimin dhe ruajtjen e kushteve për një paqe të qëndrueshme, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë nga OKB-ja”, thuhet në postimin e KFOR-it.

artikuj të ndërlidhura