Nimani përfaqësoi Kosovën në takimin e Bordit Ekzekutiv të ENP-së në Lubjanë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Lubjanë, 29 nëntor Zhurnal.mk – Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës (SHGPK), major Teuta Nimani, mori pjesë në takimin e Bordit Ekzekutiv të Rrjetit Evropian të Grave Police (ENP), i cili u mbajt më 26 dhe 27 nëntor në Lubjanë të Sllovenisë.

Nimani, e cila është anëtare e Bordit Ekzekutiv të ENP-së, përfaqësoi SHGPK-në në këtë takim, ku u diskutuan çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet grave police, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e rolit të grave në polici.

Gjatë takimit u trajtuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e praktikave të mira, me synimin e avancimit të pozitës dhe përfshirjes së grave në institucionet policore.

Pjesëmarrja e kryetares së SHGPK-së në këtë takim dëshmon angazhimin e shoqatës për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përfaqësimin e grave police nga Kosova në rrjetet dhe forumet evropiane.

artikuj të ndërlidhura