Aeroportet e vendit me rritje të ndjeshme, mbi 31% më shumë pasagjerë në pesë muajt e parë

Nga D. V.
825 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 qershor, Zhurnal.mk –  Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostull Pali” i Ohrit, të menaxhuar nga TAV Maqedonia, një degë e TAV Airports, anëtare e Grupit ADP, vazhdojnë të shënojnë nivele dyshifrore të rritjes së pasagjerëve.

Në pesë muajt e parë të vitit 2026, në periudhën janar – maj, dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut shërbyen 31.2% më shumë pasagjerë sesa në të njëjtën periudhë në vitin 2025, ose një total prej 1.6 milion pasagjerësh (1,580,932), ndërsa numri i fluturimeve u rrit me 9.5% me një total prej 10,595 fluturimesh të shërbyera.

Njëkohësisht me analizën e statistikave të TAV Maqedoni për 5 muajt e parë, Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve për Evropën (ACI Europe) publikoi analizën e trafikut ajror për prillin e vitit 2026, në të cilën Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Ohrit renditen si aeroportet me rritjen më të shpejtë që vijnë nga një vend jashtë BE-së.

Sipas analizës së ACI Europe, ndërsa vendet jo-anëtare të BE-së dhe vendet e BE-së po regjistrojnë shifra negative të trafikut të pasagjerëve (-7.6%) për herë të parë që nga rimëkëmbja nga kovid, një numër më i vogël tregjesh si Maqedonia e Veriut (+30.6%), Shqipëria (+25.3%) dhe Moldavia (+24.6%), të cilat i përkasin Evropës gjeografike, por janë vende jashtë BE-së, vazhdojnë të shënojnë rritje mbresëlënëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër