Wadephul i bën thirrje Putinit të angazhohet në negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Nga D. V.
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Meksiko Siti, 05 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin të angazhohet në negociata, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se Evropa duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje të ardhshme.

Duke folur dje në Meksiko Siti, përkrah homologut të tij meksikan, Roberto Velasco, Wadephul deklaroi se konflikti ka arritur në një fazë, ku përpjekjet për një zgjidhje të negociuar, janë bërë gjithnjë e më urgjente.

Deklarata e tij vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, publikoi një letër të hapur ku i propozoi Putinit, zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe, ndërsa përpjekjet e ndërmjetësimit të udhëhequra nga SHBA-ja kanë ngecur.

Wadephul theksoi se Gjermania dhe Bashkimi Evropian duhet të përfshihen në çdo proces negociator, duke argumentuar se çështjet kyçe si, garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe rruga e Kievit drejt anëtarësimit në BE, mund të diskutohen vetëm me pjesëmarrjen e vendeve evropiane.

Ai shtoi se forma dhe koha e përfshirjes së Evropës në negociata, mund të përcaktohen në çdo moment.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër