Mexhiti: Mbi 59.8 milionë denarë investim për infrastrukturë moderne në Saat Kullë

Nga Xh M
1,013 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 qershor Zhurnal.mk – Po shkojnë drejt përfundimit punimet në një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në zonën e Saat Kullës, i cili përfshin rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe kanalizimit atmosferik.

Ky investim do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të kushteve të jetesës për banorët, duke siguruar furnizim më cilësor me ujë të pijshëm, funksionim më efikas të rrjetit të kanalizimit dhe menaxhim më të mirë të ujërave atmosferike.

Izet Mexhiti, theksoi se investimet në infrastrukturën bazë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve.

“Po investojmë në infrastrukturën bazë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së qytetarëve. Me mbi 59.8 milionë denarë investim, po krijojmë kushte moderne dhe më efikase për banorët e Saat Kullës”, deklaroi Mexhiti.

Sipas informacioneve, punimet në rrjetin e ujësjellësit janë në fazën përfundimtare, ndërsa në periudhën e ardhshme do të realizohet edhe asfaltimi i rrugëve ku janë kryer ndërhyrjet infrastrukturore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër