Hamza: PDK shkon në zgjedhje të brendshme këtë vit

Nga Xh M
1,060 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se partia që ai e udhëheq do të shkojë në zgjedhje të brendshme këtë vit.

“Si Parti Demokratike neve na presin dy procese të rëndësishme. Ekziston veçse një vendim i Këshillit Drejtues që Partia Demokratike e Kosovës shkon në zgjedhje të brendshme këtë vit, dhe ky proces veçse ka filluar, dhe ky proces do të përfundojë në mënyrë të suksesshme”, tha Hamza në konferencën për media.

Ai shtoi se pavarësisht se ka mandat katërvjeçar si kryetar i PDK-së, Hamza shtoi se gara do të jetë e hapur për të gjitha nivelet.

Ndërsa proces i dytë i rëndësishëm, Hamza theksoi se është vendimi final ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër