Risteski: Mjaft me pritje në sportele, po futet në përdorim karta digjitale për studentë

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shtator Zhurnal.mk – Kërkesa e studentëve për përdorim më të thjeshtë të transportit publik falas po merr një zgjidhje konkrete. Me angazhimin e Kryetarit të Qytetit të Shkupit dhe menaxhmentit të Shërbimit të Transportit Publik, përgatitjet për futjen e një karte digjitale të transportit për studentët janë në fazën përfundimtare, njoftoi Ljupço Risteski nga Qyteti i Shkupit

Me zbatimin e saj, procedura që deri më tani përfshinte shkuarjen në fakultet për konfirmim, pritjen para sporteleve të Shërbimit të Transportit Publik dhe mbajtjen e dokumenteve në letër, do të zhvillohet në mënyrë dixhitale’’, deklaroi Ristevski.

Ai tha se ky është një ndryshim që studentët e kanë kërkuar dhe që meriton të zbatohet.

Menaxhmenti i qytetit i ka dëgjuar nevojat e tyre dhe i është afruar zgjidhjes së një detyrimi administrativ që u ka marrë kohë dhe energji për vite me radhë.Çdo student që ka pritur në radhë për konfirmim, dhe pastaj në një radhë tjetër për validimin e kartës, e di shumë mirë se sa i nevojshëm është ky ndryshim. Sidomos në fillim të vitit akademik, kur duhet të organizohen leksione, ushtrime dhe detyrime të tjera të fakultetit’’, theksoi Ristevski.

Studentët do të njoftohen në kohën e duhur për fillimin e aplikimit dhe metodën e aktivizimit të kartës dixhitale. Ne, si UMS, do të vazhdojmë të ngremë çështje që janë të rëndësishme për të rinjtë në Shkup dhe të avokojmë që iniciativat e tyre të bëhen realitet. Ne do të monitorojmë zbatimin e këtij ndryshimi dhe do të përcjellim sugjerimet dhe komentet e studentëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër