Rritet numri i vizitorëve që vizitojnë Kosovën

Nga D. V.
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 09 qershor, Zhurnal.mk – Në prill 2026, hotelet në Kosovë kanë regjistruar 67 mijë e 93 vizitorë, prej tyre 40 mijë e 60 vizitorë të huaj dhe 27 mijë e 34 vendorë. Numri më i madh i turistëve ishin nga Shqipëria me 8 mijë e 258, pasuar nga Gjermania me 4 mijë e 724.

Sektori i hotelerisë në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajit prill 2026, me mijëra vizitorë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se interesimi për të vizituar Kosovën ka ardhur kryesisht nga rajoni dhe diaspora, ndërsa rritje të ndjeshme janë regjistruar edhe në net-qëndrime.

Sipas statistikave, në prill 2026 numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotele ishte 67 mijë e 93. Prej tyre, 27 mijë e 34 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 40 mijë e 60 vizitorë të jashtëm.

Krahasuar me prillin e vitit 2025, kur numri i përgjithshëm i vizitorëve ishte 54 mijë e 812, këtë vit pati rritje prej 22.4 për qind.

Edhe net-qëndrimet kanë shënuar rritje. Në total u regjistruan 149 mijë e 753 net-qëndrime, ku 75 mijë e 143 ose 50.1 për qind ishin nga vizitorët e huaj, ndërsa 74 mijë e 610 nga vizitorët vendorë.

Sa i përket vizitorëve të jashtëm, rritja ishte 23.5 për qind krahasuar me prillin e vitit 2025. Në total, Kosova u vizitua nga 40 mijë e 60 turistë të huaj.

Numrin më të madh të vizitorëve e kishin turistët nga Shqipëria me 8 mijë e 258 vizitorë, pasuar nga Gjermania me 4 mijë e 724, Zvicra me 4 mijë e 33 dhe Turqia me 3 mijë e 531 vizitorë.

Rritjen më të madhe e shënoi Zvicra, ku numri i vizitorëve u rrit për 33.5 për qind, ndërsa Gjermania pati rritje prej 28.2 për qind. Nga Shqipëria rritja ishte 14.1 për qind, ndërsa nga Turqia 15.2 për qind.

Edhe net-qëndrimet e turistëve të huaj kanë shënuar rritje. Vizitorët nga Zvicra realizuan 7 mijë e 773 net-qëndrime ose 56.4 për qind më shumë se një vit më parë. Turistët nga Gjermania regjistruan 9 mijë e 349 net-qëndrime me rritje prej 20.6 për qind, ndërsa ata nga Shqipëria 15 mijë e 438 net-qëndrime.

Ndërkohë, turistët nga Turqia ishin të vetmit që shënuan rënie të net-qëndrimeve, me minus 10.7 për qind krahasuar me prillin e vitit 2025.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër