Alper Aktas ambasadori i ri i Turqisë në Shkup

Nga D V
797 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Alper Aktas është emëruar ambasador i ri në Ambasadën e Turqisë në Shkup, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, transmeton Zhurnal.

Sipas informacionit nga burime diplomatike, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u ka komunikuar detyrat e reja diplomatëve që do të shërbejnë në përfaqësitë e jashtme të Turqisë dhe që do të kryejnë detyrën e ambasadorit.

Në këtë kuadër, në Ambasadën në Shkup është emëruar Alper Aktas, i cili deri tani ishte ambasadori i Turqisë në Mogadishu.

Ambasadori aktual Fatih Ulusoy ishte në këtë detyrë që nga viti 2024.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër