Vajzë apo djalë? Dafina zbulon gjininë e foshnjes

Nga D. V.
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar gjininë e fëmijës që po pret. Përmes disa postimeve tejet të ëmbla në rrjetet sociale, këngëtarja konfirmoi se ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen sërish prindër të një djali.

Siç shihet edhe në foto, djali i tyre i parë shfaqet pranë një tullumbaceje të kaltër ku shkruhet “It’s a boy”.

Ky zbulim i bukur vjen vetëm pak javë pasi Dafina zgjodhi skenën e koncertit të saj në Tiranë për të dhënë lajmin e madh se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Gëzimi në familjen e tyre është i madh, duke pasur parasysh se nuk ka bërë ende një vit që kur Dafina dhe Kreshniku u bënë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre të pagëzuar me emrin Daskan. Tani, vogëlushi po përgatitet të bëhet me një vëlla më të vogël.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër