Shkup, 11 qershor, Zhurnal.mk – Në prill të këtij viti janë lëshuar 291 leje ndërtimi, që paraqet një rënie prej 38 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton Zhurnal.
Numri më i madh i lejeve të ndërtimit, gjithsej 83, është lëshuar në Rajonin e Pollogut. Pasojnë Rajoni i Shkupit me 72 leje, Rajoni Jugperëndimor me 32, Rajoni Lindor me 28, Rajoni Juglindor me 26, Rajoni i Pellagonisë me 24 dhe Rajoni Verilindor me 3 leje.
Sipas lejeve të lëshuara, vlera e paraparë e objekteve arrin në 4.577.429.000 denarë, që është 41,8 për qind më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit, 208 ose 71,5 për qind janë për objekte të ndërtimit të lartë, 27 ose 9,3 për qind për objekte të ndërtimit të ulët dhe 56 ose 19,2 për qind për objekte që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.
Nga gjithsej 291 objekte, në 197 raste (67,7 për qind) investitorë janë persona fizikë, ndërsa në 94 raste (32,3 për qind) investitorë janë subjekte afariste.
Gjatë periudhës raportuese është paraparë ndërtimi i 722 banesave me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 65.663 metrash katrorë. Numri më i madh i banesave është planifikuar në Rajonin e Shkupit me 261 banesa, pasuar nga Rajoni Jugperëndimor me 154, Rajoni i Vardarit me 138, Rajoni i Pollogut me 107, Rajoni Lindor me 39 dhe Rajoni i Pellagonisë me 11 banesa. /Zhurnal.mk
