Deputetët e PD “vjedhin” këngën e protestës dhe e këndojnë në Kuvend, Manja i ‘dirigjon’: Muli ngrije zërin

Nga D. V.
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 qershor, Zhurnal.mk – Teksa deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja po fliste në Kuvend, deputetët e PD e ndërprenë duke kënduar në kor ‘Rama jep dorëheqjen’.

Seanca mori edhe nota ironike kur Manja tha: “Kur të mbarojnë këngët, do vazhdoj fjalën time”, ndërsa në sallë dëgjohej kënga e ‘vjedhur’ nga protesta e qytetarëve.

Manja: I kam dëgjuar që në orën 10:00 kolegët, deputetët e opozitës tjetër që pretendojnë këtu në sallë dhe nuk e di pse bërtasin. Të gjithë keni thënë një fjalë, i kërkoni krahut këtij ‘uleni kokën; kërkoni falje; ikni’, ju jeni opozita apo protesta? Nëse jeni opozita jeni opozita, protesta është në shesh dhe me sa kam parë protesta thotë larg partitë. Ju dilni, rrini anash me idenë që do futeni brenda. Ky krahu këtej s’ka arsye për të ulur kokën. PS dhe ne me kolegët tanë kemi bërë kaq punë të mira.

Manja: Kur të mbarojnë ata këngët, do vazhdoj minutat e mia. Kjo protestë qytetare sigurisht që është shumë e bukur, por është normale në një demokraci që të protestohet. Kjo protestë ka një risi të bukur, kërkohet dorëheqja e liderit të opozitës. Keni parë protestë qytetare në botë që të thotë: të dorëhiqet lideri i opozitës? Shkoni atje sonte dhe shihni do ju pranojë apo jo, mos rrini anash. Doni paga dhe pensione? Duhen investime. Ju jeni ata që nuk doni investime në vend. Edhe unë kam pasur një ëndërr në vitet ’90, ‘Shqipëria si gjithë Europa’, që ma premtoi Berisha.

Muli ngrihu në këmbë. Shumë mirë. 1, 2, 3, 4, ngriheni zërin, vazhdoni. 3, 2, 1 është refren.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër