Prishtinë, 11 qershor, Zhurnal.mk – Rezultatet e deritanishme nga numërimi i votave në qendrat e votimit në Pejë tregojnë një epërsi të qartë të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Taulant Kelmendi, i cili renditet si kandidati më i votuar nga të gjitha subjektet politike.
Sipas këtyre rezultateve, Kelmendi ka krijuar një diferencë të konsiderueshme ndaj kandidatëve të tjerë nga Peja, duke lënë pas kandidatët e LDK-së, AAK-së dhe PDK-së nga ky qytet. Trendi aktual sinjalizon se kjo epërsi mund të thellohet edhe më tej pas numërimit të votave me kusht dhe votave të tjera të mbetura.
Veçanërisht bie në sy diferenca e madhe që Kelmendi ka krijuar ndaj figurave të njohura politike të Pejës, si ish-kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha, i cili ka siguruar 2,143 vota, dhe kryetari i PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, me 1,884 vota, duke e konfirmuar si kandidatin më të mbështetur në Komunën e Pejës.
Renditja e kandidatëve nga Peja sipas votave
1.Taulant Kelmendi (VV) – 8,159 vota
2. Sadri Berisha (LDK) – 5,670 vota
3. Kujtim Shala (LDK) – 5,274 vota
4. Armend Baloku (VV) – 4,002 vota
5. Hykmete Bajrami (LDK) – 3,789 vota
6. Fatmire Kollçaku (VV) – 3,700 vota
7. Arben Gashi (LDK) – 2,955 vota
8. Naser Gega (LDK) – 2,883 vota
9. Agim Çeku (AAK) – 2,774 vota
10. Jeton Kelmendi (LDK) – 2,770 vota
11. Besa Gaxherri (LDK) – 2,491 vota
12. Djellza Shala (LDK) – 2,167 vota
13. Ali Berisha (AAK) – 2,143 vota
14. Xhavit Haliti (PDK) – 1,884 vota
15. Diellza Kukaj (AAK) – 1,877 vota
16. Gazmend Syla (AAK) – 1,731 vota
17. Nita Gashi (VV) – 1,664 vota
18. Rozeta Hajdari (VV) – 1,487 vota
19. Hidajete Krasniqi (AAK) – 1,340 vota
20. Jeton Mehmeti (VV) – 1,289 vota
21. Drin Veselaj (AAK) – 1,201 vota
22. Labinot Panxha (AAK) – 1,201 vota
23. Arta Vokshi Nallbani (PDK) – 928 vota
24. Edonjeta Berisha (PDK) – 888 vota
25. Adil Maloku (AAK) – 850 vota
26. Riza Krasniqi (LDK) – 842 vota
27. Nasret Hajrizaj (PDK) – 664 vota
28. Ruzhdi Blakaj (LDK) – 642 vota
29. Labinot Lulaj (PDK) – 456 vota
30. Elbert Krasniqi (IRDK) – 424 vota
31. Niq Krasniqi (LDK) – 390 vota
32. Veton Berisha (PLE) – 343 vota
33. Fatmir Gashi (AAK) – 320 vota
34. Dafina Broqi (PDK) – 194 vota
35. Florin Krasniqi (PSD) – 166 vota
36. Gëzim Kelmendi (FJALA) – 51 vota
