Prishtinë, 11 qershor Zhurnal.mk – Janë numëruar 91.23 për qind e votave për kandidatët për deputetë, ndërsa Vlora Çitaku po prin mes grave në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas rezultateve aktuale, Çitaku ka grumbulluar 21 mijë e 757 vota, duke u renditur si gruaja më e votuar në PDK.
Ajo mban vendin e pestë në listën e përgjithshme të kandidatëve më të votuar të partisë, pas Bedri Hamzës, Përparim Grudës, Arian Tahirit dhe Uran Ismailit.
Rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.
