Enes Demiri shpallet i pafajshëm për vrasjen pranë rrugës së “Plastikave” në Shkup

Nga Xh M
1,824 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 qershor Zhurnal.mk – Avokatja Ivana Jakimovska bëri të ditur se klienti i saj, Enes Demiri, i cili ishte arrestuar më 21 maj 2025 nën dyshimin për vrasjen që ndodhi pranë Plastiçarskës, është liruar nga të gjitha akuzat.

Përfaqësuesi i Prokurorisë në seancën e sotme gjyqësore e tërhoqi aktakuzën, pas provave të paraqitura nga mbrojtja.

Pas zhvillimit të një hetimi të plotë dhe profesional, organet kompetente konstatuan se ai është plotësisht i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me veprën penale.

Gjatë procedurës u paraqitën një sërë provash në favor të Demirit. U vërtetua se në momentin e ngjarjes ai ndodhej në një vend tjetër dhe ishte duke folur në telefon me bashkëshorten e tij. Alibia e tij u konfirmua edhe nga pesë dëshmitarë, të cilët dhanë deklarata para organeve kompetente. Përveç kësaj, u siguruan edhe prova të tjera materiale që dëshmuan qartë se ai nuk kishte qenë i përfshirë në ngjarje.

Në bazë të të gjitha fakteve dhe provave të mbledhura gjatë hetimit, aktakuza ndaj Enes Demirit u tërhoq, ndërsa pafajësia e tij u vërtetua plotësisht njoftoi avokatja mbrojtëse e të akuzuarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër