OVL e UÇK-së: Vdekja e Sahit Jasharit, humbje e madhe për Kosovën

Nga D. V.
976 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Përmes, një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, kjo organizatë ka thënë se Sahit Jashari ishte ndër nismëtarët e përpjekjeve tona çlirimtare, bashkëluftëtar i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe i shumë luftëtarëve të tjerë që vunë themelet e rezistencës së armatosur për lirinë e Kosovës.

“Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen Jashari, për bashkëluftëtarët dhe për gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan veprën e tij”, thuhet në shkrimin e tyre.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit të orëve të para të lirisë, Sahit Jashari.

Sahit Jashari ishte ndër nismëtarët e përpjekjeve tona çlirimtare, bashkëluftëtar i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe i shumë luftëtarëve të tjerë që vunë themelet e rezistencës së armatosur për lirinë e Kosovës. Gjatë gjithë jetës së tij ai mbeti i palëkundur në shërbim të atdheut, duke përballuar sakrifica të mëdha dhe duke qëndruar krenar në rrugën e lirisë.

Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen Jashari, për bashkëluftëtarët dhe për gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan veprën e tij.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Sahit Jasharit!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër