E sulmoi bashkëshorten, 78-vjeçari nga Tetova në paraburgim

Nga D. V.
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Një 78-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 74-vjeçare.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 qershor 2026, rreth orës 09:00, në shtëpinë e tyre familjare. Si pasojë e sulmit, gruaja ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar nga mjekët në Spitalin Klinik të Tetovës.

Pas denoncimit, zyrtarët e SPB Tetovë e kanë privuar nga liria të dyshuarin në orën 16:00 dhe e kanë ndaluar në stacionin policor. Ndaj tij është ngritur kallëzim sipas nenit 130 të Kodit Penal.

Më pas, ai është paraqitur para gjyqtarit kompetent, i cili ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh. I dyshuari është dërguar në Burgun e Shkupit për zbatimin e kësaj mase.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër