Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Nga D. V.
882 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në ditën e çlirimit të Kosovës ka thënë se 12 Qershori na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë, guximin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ëndrrën për liri që u bë realitet.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Limaj ka thënë se me respekt kujton ata që dhanë jetën për atdheun.

Postimi i tij i plotë:

Sot, me krenari në zemër dhe me mirënjohje të pafund, kujtojmë ditën kur Kosova mori frymën e lirisë. 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë, guximin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ëndrrën për liri që u bë realitet.

Me respekt të thellë kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për atdheun. Lavdi e përjetshme komandantit legjendar Adem Jashari, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që sakrifikuan gjithçka që Kosova të jetojë e lirë.

Në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, shprehim mirënjohjen më të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe të gjithë aleatët që qëndruan pranë Kosovës në ditët më të vështira.

Gëzuar Dita e Çlirimit, Kosovë!

Lavdi UÇK-së!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër