Gjykata dënon ish-presidentin Yoon për provokim ndaj Koresë së Veriut

Nga D. V.
497 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Suel, 12 qershor, Zhurnal.mk – Një gjykatë dënoi sot ish-presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, me 30 vjet burg, pasi e shpalli fajtor për urdhërimin e një operacioni sekret me dronë në Korenë e Veriut  me synimin për të provokuar një reagim ushtarak nga Pheniani, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Gjykata konstatoi se Yoon, 65 vjeç, kishte urdhëruar depërtimin e dronëve në territorin e Koresë së Veriut gjatë vitit 2024 me qëllim nxitjen e një kundërpërgjigjeje ushtarake nga Pheniani dhe krijimin e një preteksti për të legjitimuar planet e tij për vendosjen e ligjit ushtarak. Megjithatë, Koreja e Veriut nuk reagoi ushtarakisht ndaj këtyre veprimeve.

Për përfshirjen në operacion, gjykata dënoi gjithashtu ish-ministrin e Mbrojtjes, Kim Yong Hyun, me 30 vjet burg, si dhe ish-shefin e Komandës së Kundërzbulimit të Mbrojtjes, Yeo In Hyung, me 15 vjet burg. Ndërkohë, ish-komandanti i Operacioneve me Dronë, Kim Yong Dae, u dënua me tre vjet burg, por me pezullim të ekzekutimit të dënimit për pesë vjet.

“Sipas qëllimit për të krijuar kushtet për vendosjen e ligjit ushtarak emergjent, të pandehurit përdorën mbulesën e një operacioni ushtarak për të nxitur një provokim nga Koreja e Veriut,” citohet të ketë thënë gjykata e Seulit.

Yoon përballet me disa procese gjyqësore që lidhen me shpalljen e dështuar të ligjit ushtarak, ndërsa disa ish-anëtarë të kabinetit të tij janë dënuar gjithashtu me dënime të gjata me burg për rolin e tyre në këtë çështje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër