Prishtinë, 13 qershor Zhurnal.mk – 14.04% e votave apo 8 kuti nga 57 gjithsej të votave me postë janë numëruar deri tani, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përmes faqes së saj.
Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm me 63.67% apo 1 mijë e 882 vota, duke lënë pas partitë e tjera me përqindje shumë më të vogël, shkruan Reporteri.net.
E dyta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 20.57% apo 608 vota, kurse e treta është Aleanca me 9.40% apo 278 vota.
E katërta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 4.40% apo 130 vota.
