Lezhë, 13 qershor Zhurnal.mk – Një 21-vjeçar është arrestuar në Lezhë këtë të shtunë (13 qershor), ndërsa është shpallur një 26-vjeçar, të akuzuar për vjedhje. Sipas policisë, i riu me inicialet M. M. dhe bashkëpunëtori i tij me inicialet E. U. kanë vjedhur xhirot ditore të 12 subjekteve që administronin gjatë muajve maj dhe qershor.
Policia njofton se po punohet për kapjen e 26-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Llogaritë”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një sërë vjedhjesh në qytet, gjatë muajve të fundit.
Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, kapet 21-vjeçari dhe punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve, së gjatë muajve maj dhe qershor, 2026, iu kishin vjedhur xhirot ditore në subjektet që administronin në qytetin e Lezhës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin e koduar “Llogaritë”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi M. M., 21 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. U., 26 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë bashkëpunuar për të vjedhur xhirot ditore, në 12 subjekte.
Punohet për kapjen e 26-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
