Bie numri i lindjeve në Kosovë

Nga Xh M
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 qershor Zhurnal.mk – Në Kosovë gjatë muajit prill të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 261 lindje, duke shënuar rënie prej mbi 50 lindje ose rreth 2.3 për qind krahasuar me muajin mars 2026.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga numri i përgjithshëm i lindjeve të regjistruara brenda dhe jashtë vendit, 1 mijë e 183 janë meshkuj, ndërsa 1 mijë e 78 janë femra.

Gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar gjithsej 916 raste të vdekjeve, prej të cilave 515 meshkuj dhe 401 femra. Krahasuar me marsin 2026, numri i vdekjeve ka shënuar ulje prej 1.7 për qind.

ASK bën të ditur se në prill janë regjistruar edhe 1 mijë e 126 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës. Në raport me muajin paraprak, numri i martesave është rritur për rreth 20.8 për qind.

Ndërkaq, gjatë këtij muaji janë evidentuar 111 raste të shkurorëzimeve. Krahasuar me marsin, numri i divorceve ka rënë për 16.5 për qind.

Agjencia e Statistikave thekson se këto të dhëna janë përpiluar mbi bazën e evidencave administrative, ndërsa burim i informacionit është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC)./kp

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër