Në Liqenin e Ohrit, humb jetën një 20-vjeçar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ohër, 15 qershor Zhurnal.mk – Një djalë 20-vjeçar është gjetur i vdekur sot në Liqenin e Ohrit, njoftoi policia e Strugës.

Në Departamentin e Policisë së Strugës u raportua se trupi i një të riu ishte parë pranë Plazhit të Burrave, në ujërat e liqenit.

Policia përcaktoi se burri ishte një djalë 20-vjeçar nga fshati Oktisi i Strugës.

artikuj të ndërlidhura