Sarajevë, 15 qershor Zhurnal.mk – Sarajeva është përfshirë nga një stuhi e fuqishme verore e shoqëruar me breshër, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim dhe përmbytje në disa pjesë të qytetit.
Pas motit me diell dhe temperaturave të larta, qytetarët u përballën me një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike. Reshjet intensive të shiut dhe breshëri i dendur krijuan pamje të pazakonta, ku në disa zona dukej sikur po binte borë.
Sipas mediave lokale, rrugët u mbuluan shpejt nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Në lagjen Ciglane, banorët kanë regjistruar video që tregojnë intensitetin e breshërit dhe reshjeve.
Situata më e vështirë është raportuar në qendër të Sarajevës, ku reshjet shkaktuan kolaps të trafikut dhe vonesa të shumta në qarkullim.
Pamje të publikuara nga mediat lokale tregojnë pasojat e stuhisë, e cila brenda një kohe të shkurtër ka shkaktuar probleme të konsiderueshme në kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës.
