Matura Shtetërore, sot provimi i Matematikës

Nga D. V.
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 qershor, Zhurnal.mk – Mbi 26 mijë maturantë po zhvillojnë sot provimin e Matematikës së Maturës Shtetërore.

Ky është provimi i tretë dhe pas atij me zgjedhje, maturantët në varësi të rezultateve nisin aplikimet për ciklin tjetër të studimeve.

Maturantët kanë dhënë deri tani provimin e gjuhës së huaj më 2 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 9 qershor, ndërsa pritet t’i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje më 23 qershor.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër