Tiranë, 16 qershor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare, kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës priten deri mesatare kalimtare.
Reshjet e shiut të dobëta e afatshkurtra parashikohen të bëhen prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje, ndërsa në mënyrë të izoluar në relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 17/33 | Diell pak re |
| Kukës | 17/32 | Diell pak re |
| Lezhë | 16/32 | Diell pak re |
| Dibër | 14/32 | Diell pak re |
| Durrës | 19/33 | Diell pak re |
| Tiranë | 21/34 | Diell pak re |
| Elbasan | 18/34 | Diell pak re |
| Berat | 15/34 | Diell pak re |
| Vlorë | 18/33 | Diell pak re |
| Korçë | 14/31 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 12/34 | Diell pak re |
| Sarandë | 19/32 | Diell pak re |
