Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke kurorëzuar me sukses rrugëtimin e saj 81-ditor në këtë format televiziv.
Përveç triumfit dhe mbështetjes së publikut, Mimoza u shpërblye me çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.
Por surprizat për fituesen nuk përfunduan me kaq.
Foto: Instagram
Gjatë natës finale, ajo mori edhe një dhuratë të veçantë, një unazë diamanti me vlerë 10 mijë euro.
Mimoza ishte një nga personazhet më të komentuara të këtij sezoni, duke spikatur me personalitetin e saj të veçantë, debatet, reflektimet dhe mënyrën e qetë të përballjes me situatat brenda fermës.
Foto: Instagram
Fitorja e saj është pritur me reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar si një nga fitueset më të veçanta të këtij formati.
Me çmimin prej 129 mijë eurosh dhe unazën e diamantit prej 10 mijë eurosh, Mimoza largohet nga Ferma VIP 3 me një shpërblim total prej 139 mijë eurosh.


