Velislava Petrova shefja e diplomacisë bullgare kundër bllokimit të kufirit

Nga I.A
825 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – Iniciativat për bllokimin e kufirit bullgaro-maqedonas janë kundërproduktive dhe mund t’i dëmtojnë pozicionet e Bullgarisë në marrëdhëniet me Maqedoninë. Kështu deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Velislava Petrova-Çamova, lidhur me aksionet protestuese të planifikuara.

Bllokimi dyorësh i tre pikave kufitare me Bullgarinë të dielën po organizohet nga fondacioni “Maqedonia” i Viktor Stojanovit, për të cilin, sipas njoftimeve, është marrë pëlqim nga Ministria e Brendshme bullgare.

Petrova-Çamova tha se aksione të tilla janë “kundërproduktive”.

“Në çdo rast, aksione të tilla do të jenë kundërproduktive”, deklaroi ministrja për mediat bullgare.

Sipas saj, këto iniciativa nuk lidhen me aktivitetet e qeverisë bullgare dhe nuk kontribuojnë në mbrojtjen e interesit kombëtar.

“E kuptoj që ekziston mundësia që organizatat joqeveritare ose struktura të tjera të organizojnë ngjarje të tilla, por nga ana jonë është e rëndësishme të mbajmë një pozicion shumë të fortë me të drejta të qarta për të cilat angazhohemi”, tha Petrova.

Ajo theksoi se Bullgaria nuk ka interes për eskalimin e tensioneve me Maqedoninë.

“Nuk ka nevojë të futemi më tej në kanalin e eskalimit dhe të përgjigjemi për çdo rast ku ka provokim të tillë”, theksoi ministrja e Jashtme.

Sipas Petrovës, vendi ka mjaft mekanizma diplomatikë përmes të cilëve mbron të drejtat e bullgarëve në Maqedoni dhe i mbron pozicionet e veta para institucioneve evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër