Parlamenti Evropian kërkon zgjidhje për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës

Nga Xh M
1,243 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strasburg, 17 qershor Zhurnal.mk – Parlamenti Evropian ka miratuar një amendament që i bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore të Jurisprudencës.

Sipas raportit të miratuar, PE thekson nevojën për zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si në aspektin ligjor ashtu edhe në frymë, duke kërkuar respektim të plotë të të drejtave gjuhësore.

Në dokument gjithashtu kërkohet që protestat e studentëve të mos paraqiten si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues, por të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe objektive.

“I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”, thuhet në amendamentin e miratuar nga Parlamenti Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër