Podujeva shënon sot Ditën e Çlirimit, këto janë aktivitetet e planifikuara

Nga D. V.
474 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Komuna e Podujevës organizon sot, më 19 qershor, një sërë aktivitetesh me rastin e 27-vjetorit të Ditës së Çlirimit të qytetit.

Aktivitetet do të nisin në orën 11:00 me seancën solemne të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet në objektin e Kuvendit Komunal në Podujevë.

Më pas, në orën 11:45, do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë, për të nderuar të rënët për lirinë e vendit.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, në orën 13:30 në fshatin Miroc do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të heroit Ali Ajeti.

Manifestimi do të përmbyllet në orën 20:00 me koncertin festiv që do të mbahet në Sheshin “4 Dëshmorët” në Podujevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër