Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Nga D. V.
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike organizon aktivitetin me rastin e shënimit të 23 Qershorit – Ditës Ndërkombët Shërbyesve Civilë i cili do të mbahet sot në Amfiteatrin e objektit të ish-Rilindjes në Prishtinë.

Aktiviteti do të hapet me fjalën hyrëse të Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Fjalë rasti do të mbajnë edhe Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, si dhe Shefi i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hubert Perr.

Ky aktivitet organizohet me qëllim të vlerësimit të kontributit të shërbyesve publikë në funksionimin e administratës publike, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.

Në kuadër të aktivitetit do të bëhet edhe ndarja e mirënjohjeve për shërbyesit civilë të dalluar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër