Lirohen çmimet e karburanteve në Maqedoni – dizeli për 7 denarë më i lirë, benzina për 4 denarë

Nga D. V.
849 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 6,61 % në raport me vendimin e datës 15.06.2026.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 3,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 4,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V), dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 7,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 3,932 den/kg dhe tani do jet 42,291 den/kg.

Nga data 23.06.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 80,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 79,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 42,291 (denarë/kilogram).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër