​Gjykata Speciale: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

Nga D. V.
952 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 qershor, Zhurnal.mk – Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave që mbahen në paraburgim të kërkojnë vizita në Kosovë për arsye të forta humanitare.

Në një video njoftim të këtij institucioni, që u bë public të hënën, thuhet se rregullorja për këtë cështje është miratuar nga gjyqtarët në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve.

“Deri më tani, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë autorizuar 14 vizita të tilla në Kosovë për persona të paraburgosur, ndërsa organizimi dhe menaxhimi i tyre është bërë nga vetë gjykata”, thuhet në këtë mësazh.

Vizitat lejohen në raste të veçanta humanitare, si për shembull për të vizituar një familjar të sëmurë rëndë ose për të marrë pjesë në ceremonitë mortore dhe për të kaluar kohë me familjarët pas vdekjes së një të afërmi.

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi janë realizuar katër vizita të tilla në Kosovë, të autorizuara nga gjyqtarët mbi baza humanitare.

Këto sqarime u dhanë nga Dhomat e Specializuara lidhur me procedurat dhe bazën ligjore që mundësojnë vizitat e përkohshme të të paraburgosurve në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër