Me thikë i kërcënoi se do t’i vriste, nënën dhe gruan, të cilën e tërhoqi zvarrë për flokë

Nga D. V.
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 qershor, Zhurnal.mk – Prokuroria kërkon paraburgim për banorin e fshatit Gajre të Tetovës.

I dyshuar nga fshati Gajre i Tetovës, sipas Prokurorisë, pas një zënke për para, kishte filluar të krijoj rrwmujw dhe thyejë gjithcka në shtëpi. Më pastaj ai me thikë e kërcënoi nënën, kurse gruan e sulmoi fizikisht.
Sipas Prokurorisë Themelore Publike të Tetovës, ai me këtë rast ka kryer dhunë fizike familjare ndaj nënës dhe gruas. Prokuroria poashtu njofton se ka filluar procedurë ndaj të dyshuarit, për vepër penale “rrezikim sigurie” dhe “lëndime trupore”, kurse tek gjykatësi është dorëzuar edhe kërkesë për masë paraburgimi.

Sipas tyre, më datën 21 qershor i dyshuari nga nëna dhe gruaja, kishte kërkuar 100 euro. Në momentin kur ato e kishin refuzuar, ai kishte thyer dhe krijuar rrëmujë në shtëpi.
“Me qëllim që t’i shqetësojë dhe frikësojë gratë, i dyshuari e kishte nxjerrë thikën duke i kërcënuar se do t’i vrasë”, njofton Prokuroria.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër